A e dini se edhe kartëmonedhat marrin pjesë çdo vit në konkurse bukurie? Shumë prej bankave qendrore regjistrojnë kartëmonedhat e tyre të qarkullimit në “konkursin e bukurisë”, organizuar çdo vit nga Shoqata Ndërkombëtare e Kartëmonedhave.
Për vitin 2018, kjo shoqatë shpalli kartëmonedhën e Bankës së Kanadasë, me vlerë nominale 10 Dollarë, si më të bukurën ndër kartëmonedhat konkurruese.
E prodhuar në polimer – një përbërje plastike – në pjesën e përparme të saj, kartëmonedha ka portretin e ikonës së luftës kundër diskriminimit racial, aktivistes të së drejtave të njeriut Viola Desmond. Ndërsa, pjesa e pasme ka imazhin e Muzeut Kanadez për të Drejtat e Njeriut në Winnipeg, Manitoba.