Ushtarët izraelitë ndërhynë me plumba të vërteta në marshimet e organizuara në Bregun Perëndimor të okupuar në shenjë proteste ndaj vendimit të SHBA-ve për njohje të Kudsit si ‘kryeqytet të Izraelit’. Në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor, një numër i madh i palestinezëve organizuan marshime në shenjë proteste ndaj vendimit të SHBA-ve për Kudsin. Gjatë këtyre marshimeve, ushtarët e Izraelit kanë ndërhyrë me plumba të vërtetë dhe plastik si dhe me gaz lotsjellës. Gjatë incidenteve, ndaj përdorimit të plumbave të vërtetë dhe gazit lotsjellës nga ana e ushtarëve të Izraelit, të rinjtë palestinez u përgjigjën duke hedhur gurë. Ndërhyrje të ngjashme kishte dhe në veriun e Bregut Perëndimor, në qytetin Kalkijla, në postbllokun ushtarak Kalendija që gjendet mes Kudsit dhe Ramallahut dhe në pika të ndryshme të qytetit El-Halil. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze deklaroi se një person është lënduar nga plumbat e gomës në Kalendija. Ndërkohë, pritet që në orët e mbrëmjes të organizohen protesta të tjera.