Më përdhunonin politikanë e aristokratë (FOTO)

Një ish-skllave seksi, që u shit në një rrjet pedofilësh aristokratë belgë, ka rrëfyer për herë të parë pesë vitet e abuzimit. Anneke Lucas, 53 vjeç, u shit tek rrjeti vrasës i pedofilëve në Belgjikë kur ishte vetëm gjashtë vjeç në vitin 1969. Duke kujtuar abuzimet, ajo thotë: “Më kanë përdhunuar shumë, shumë, shumë herë”. “Zakonisht më përdhunonin gjithë natën ose gjatë fundjavës, kam bërë një llogari, më kanë përdhunuar 1700 orë derisa kam mbushur 12 vjeç. Fillimisht më dërgoi në këtë rrjet pedofilësh një grua që punonte si pastruese për mamanë time. Ajo dhe i shoqi më morën për një fundjavë, që të kujdeseshin për mua. Ishte i shoqi që më dërgoi në këtë rrjet pedofilësh. Më vonë u përfshi edhe mamaja ime. Ajo nuk ka qenë kurrë një mama. Ishte një grua e sëmurë dhe një psikopate”.

Kur ishte rreth gjashtë vjeç, atë e dërguan në një orgji për herë të parë në një kështjellë. Ishte një shfaqje sadomazokizmi, e lidhur me një kollare qeni dhe e detyruar për të ngrënë jashtëqitje njerëzore. “Pas kësaj më lanë aty përtokë si një objekt i thyer, u ndjeva kaq e poshtëruar. Në orgji kishte shumë alkool dhe drogë. Fëmijët ishin një mall, malli më i vlerësuar në atë festë. Asnjë fëmijë nuk e meriton atë që kam kaluar unë. “Duhet të përdhunohesha, pasi ishte gjithmonë rreziku se do më vrisnin. Kanë vrarë fëmijë. Djemtë torturoheshin më shpesh, por vajzat vriteshin. Vrasjet nuk ishin gjithmonë të fshehta dhe mbaj mend se njëherë kam parë një trup. Isha një vajzë e turpshme dhe kisha pak miq në shkollë. Kur kthehesha në shtëpi, prindërit e mi silleshin sikur nuk ka ndodhur asgjë. Njëherë tek rrjeti më lidhën me një rrip që ishte me gjak fëmijësh. Një burrë i detyronte pesë fëmijë që të më lëndonin. Ishte pjesë e indoktrinimit. Tortura zgjati për disa orë. Më fikën një cigare në krah. Trupin e kisha plot shenja. Kur më torturonin, nisa të mos kisha dhimbje. Ishte trupi që nuk reagonte në gjendje të traumatizuar”, ka thn Anneke për “The Sun”. Një nga torturuesit e saj bëri marrëveshje me një politikan, që ajo të punonte për të. Ky ishte momenti kur ajo shpëtoi. Torturuesi i saj ishte një nga avokatët në gjyqin ndaj rrjetit të pedofilëve belgë. Vetëm Marc Dutroux u dënua prej tyre me burgim të përjetshëm. Pak më vonë, Lucas u largua nga shtëpia dhe nisi të jetonte me një 30-vjeçar. Shumë shpejt edhe ai nisi ta shesë për seks. Lucas u largua prej tij dhe nisi të jetonte sa në Londër, Paris e Los Angeles.

Tani jeton në Nju Jork. Ajo ka një vajzë 15-vjeçare. “Do doja të mos më kishte ndodhur kurrë kjo gjë, por e rëndësishme është që të flasim dhe të ngremë zërin. Vajza ime më pyeti se përse nuk e njeh gjyshen e saj dhe unë i thashë se ajo nuk është person i sigurt”.