Shkup, 15 janar – Maqedonia është në vendin e 43-të në listën e vendeve pasaportat e së cilës mundësojnë udhëtim më të lehtë, tregon renditjen që e ka bërë Henley Passport Index për vitin 2019, njofton Koha.
Me pasaportë të Maqedonisë lirisht, pa vizë mund të udhëtohet në 125 vende.
Nga vendet e rajonit, pasaportë me të cilën më lehtë udhëtohet ka Greqia e cila është në vendin e shtatë, Sllovenia në vendin e 11-të, Bullgaria në 18-tin, Kroacia është në 20-tin, pas saj është Serbia në 40-tin, Mali i Zi në 45-tin, Bosnja e Hercegovina në 490-tin, Shqipëria në 50-tin, ndërsa Kosova është në vendin e 90-të.
Pasaportë më të fuqishme ka Japonia, ndërsa pas saj janë Singapori, Koreja e Jugut, Franca dhe Gjermania.
Poshtë në listë nga gjithsej 190 vende të renditura janë Pakistani, Somalia, Siria dhe Afganistani.