Më pak studentë të regjistruar në vitin akademik 2016/2017

Në Republikën e Maqedonisë në vitin akademik 2016/2017 janë regjistruar gjithsej 58.083 studentë që praqet ulje për tre për qind në krahasim me vitin paraprak akademik, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.  Numri i studentëve të regjistruar – femra arrin 32.297 ose 55,6 për qind. Numri më i madh i studentëve (86,6 %) janë regjistruar në institucionet shtetërore të arsimit të lartë, ndërsa 12% janë regjistruar në institucionet private të arsimit të lartë.  Në vitin e parë të studimeve, në vitin akademik 2016.2017 janë regjistruar 16.710 studentë ose 28,8 për qind (këtu përfshihen edhe studentët që  për herë të parë, të dytë, të tretë dhe më shumë herë regjistrohen në vitin e parë.