Me pajtim të tërësishëm për Maqedoni më të mirë

Shkup, 2 nëntor – Kryeministri Zoran Zaev sot bëri thirrje që procedura për pajtim të udhëhiqet me proces transparent nën syrin e zgjuar të opinionit që në fund, siç tha, të arrijmë të bëjmë pajtim të tërësishëm në shoqëri që të kemi Maqedoni më të mirë me vlerë për jetë dinjitoze.

Pret që gjatë javës së ardhshme të konfirmohet përbërja e Komisionit për Pajtim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Sipas tij, ngjarjet në Kuvend nga 27 prilli i vitit të kaluar ishin kulmi i ndarjeve të tërësishme në shtet dhe se ajo është arsyeja për hapjen e procesit të pajtimit.

“U pajtuam të formojmë trup koordinues në suaza të Parlamentit. Me siguri të hënën ose në fillim të seancës së ardhshme të koordinuesve do të konfirmohet përbërja e tij, kryetari i tij, ndërsa dalngadalë do të punohet në rregulloren dhe në të gjitha detajet”, sqaroi kryeministri.

Të gjithë pajtohemi, shtoi ai, se duhet të kemi kujdes me qeverisjen e së drejtës, me reformat gjyqësore në shtet dhe ngjashëm. Por, siç potencoi ekzistojnë mënyra se si të gjehen vegla për pajtimin në shtet të dërgohet para se gjithash në instancën më të lartë, ndërsa ai është Parlamenti.

Zaev shpreson se përmes procesit transparent do të arrijnë t’i bindin deputetët, si Panço Minov, se projekt-amendamentet që duhet të përkrahen janë të thjeshta dhe të qarta.

“Me deputetin Panço Minov kemi biseduar në mënyrë transparente dhe ai i dha sugjerimet e tij, ndërsa në përgjithësi një pjesë e tyre janë inkorporuar. Kam pritur se edhe ai do të jetë njëri nga deputetët që do të votojë për nevojën e ndryshimit të Kushtetutës. Ai e solli vendimin dhe unë e respektoj vendimin e çdo deputeti”, tha kryeministri.

Në lidhje me kërkesat e Besës dhe Aleancës së Shqiptarëve për ndryshimet kushtetuese, Zaev tha se këto kërkesa shkaktojnë ndryshime që nuk janë nga karakteri i identitetit të Marrëveshjes korrnizë të Ohrit, por që deputetët kanë të drejtë legjitime ta kërkojnë atë.

“Kjo absolutisht shkakton ndryshime thelbësore që nuk janë nga karakteri i përforcimit të identitetit ose nga karakteri i Marrëveshjes së Ohrit ose ngjashëm. Kuptuam dhe përfunduam se ajo është e drejta e tyre legjitime. Ata megjithatë janë opozitë dhe mund ta hapin këtë çështje. Nuk do të thotë se çështja menjëherë duhet të mbyllet. Mbesim në dispozicion për transparencën e çështjeve të tilla me qëllim përfundimtar në ndërtimin e një shoqërie për të gjithë”, theksoi Zaev.

Ka apeluar të vazhdohet me procesin inkuziv duke shfaqur shpresë se në pranverë të vitit të ardhshëm do të përfundojë protokolli me NATO-n, ndërsa kah fundi i vitit 2019 ose fillimit të vitit 2020 Maqedonia të bëhet anëtare me të drejtë të plotë e Aleancës.