Shkup, 31 tetor – Me projektet e mbështetura nga Programi për zhvillim rural, mjetet që përmes donacioneve qytetarët i paguajnë në arkën shtetërore, përmes projekteve të reja sërish do të kthehen tek ata në formë të kushteve më të mira për jetë”, tha sot drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukareska.
Llukareska ishte në takim në Agjencinë pagesore. Me drejtorin Nikollçe babovski bisedoi për përmirësimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe për implementim të suksesshëm të Programit për zhvillim rural.
“Me ndihmën e këgtyre mjeteve sigurohen investime të reja kapitale për komunat. Do të zgjidhen problemet me infrastrukturën rrugore dhe komunale dhe do tëp përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve në mjediset rurale”, theksoi Llukareska.
Sipas drejtorit të Agjencisë pagesore Babovski, rikonstruimi apo ndërtimi i rrugëve dhe shesheve të fshatit, përpunimi i planeve të hollësishme urbanistike, ndërlidhja me rrugë rajonale apo lokale prej pesë deri shtatë kilometrave, ndërtimi i ujësjellësit dhe kanalizimit, i qendrave rinore kulturore, tregjeve për kafshë,… janë vetëm disa nga përfitimet që mund t’i sigurojë mbështetja nga Programi për zhvillim rural.
Zëvendësdrejtori Avdul Selam Selami tha se mbështetja financiare është 100 për qind nga vlera e shpenzimeve të miratuara të pranueshme për investimin pa TVSH. Komunat vetëm e mbulojnë tatimin e vlerës së shtuar. Ato komuna të cilat kanë filluar apo tashmë kanë përfunduar projekte nga vitet dhe konkurset e mëparshme duhet ta kenë të shlyer tatimin e vlerës së shtuar.