Kryeministri Zoran Zaev të martën në Parlament tha se Ligji për gjuhën shqipe nuk është vetëm preokupim i partive shqiptare, por edhe i partisë së tij, ndërsa ashtu si edhe më parë, nuk ka precizuar se kur i njëjti do të miratohet. Ai theksoi se shumë shpejtë ky Ligj do të sillet për miratim në Parlament dhe për këtë nuk do të pritet vlerësimi nga Komisioni i Venedikut. Zaev paralajmëroi se me ose pa mendimin e Komisionit të Venedikut, Ligji për gjuhën shqipe do të hyjë në Parlament dhe mund të miratohet, ndërsa i njëjti të hyjë në fuqi pas mendimit të marr nga Komisioni i Vendeikut. I pyetur për obstruksionet e mundshme që mund të burojnë nga VMRO-ja në lidhje me Ligjin e shqipes, Zaev deklaroi se opozita e ka shansin historik të plotësojë premtimin për afrimin dhe ndërtimin e raporteve me shqiptarët. “Për shkak të harmonizimit me standardet evropiane të përdorimit të gjuhëve, ne menduam ta dërgojmë ligjin në Komisionin e Venedikut. Ajo që dua them është se ligji për gjuhët nuk është preokupim vetëm i BDI-së dhe i ASH-së, por edhe i imi, meqë ne jemi votuar nga shqiptarët. Ju siguroj se në Qeveri gjithçka do të jetë e hapur për publikun kur do të diskutohet për gjuhën shqipe’, theksoi Zaev. (më gjerësisht në numrin e sotëm të gazetës KOHA)