Mund të jetë vetëm muaji tetor, por ma mundësi që Bastien Toma i FC Sion tashmë e ka bërë pasimin e sezonit 2018/19. Në barazimin 1-1 me Xmax në fundjavë, mesfushori 19-vjeçar e bëri pasimin para pa shikuar fare, për të cilin edhe lojtarë si David Silva dhe Lionel Messi do të ishin mburrur, transmeton Gazeta Express. Ai e pranoi topin nga mbrojtësi i djathtë shqiptar në mes të fushës dhe e pasoi atë në një kanal mes nëntë lojtarëve kundërshtarë, për Ermir Lenjanin e Shqipërisë, i cili e hapi llogarinë në këtë takim. Pasimi i ekzekutuar në mënyrë të përkryer i qiti nga loja hiç më pak se NËNTË lojtarë kundërshtarë. Nëse doni vërtet ta vlerësoni cilësinë e këtij asisti, thjesht duhet ta shikoni videon në xhirim të përsëritur.