Renato Sanches mund të ketë dështuar në sezonin e tij të parë në Mynih, por cilësitë që ai ka nuk i diskuton askush. Mesfushori portugez, i cili duket pranë huazimit te Milani, me ose pa të drejtë blerjeje, dje luajti në miqësoren e Bayern-Arsenal dhe me disa aksione u rikujtoi të gjithëve se është një lojtar i cili mund të bëjë çfarë të dojë në fushë. Ai e humbi penalltinë e tij në fund, por aksioni i publikuar nga “Goal.com” ju tregon se ky është vetëm fillimi i karrierës së tij. Gjëra të mëdha e presin këtë djalosh!