Shkup, 19 shkurt – Përfaqësuesja e Maqedonisë deri 17-vjeç në kuadër të përgatitjeve për turnirin kualifikues të fazës elitare për plasman në Kampionatin Evropian, do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese kundër përfaqësueses së Bosnjës e Hercegovinës. Të dyja përballjet do të zhvillohen në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski më 20-të shkurt (e martë) dhe 22 shkurt (e enjte).
Në listën e 22 futbollistëve që janë përfshi për këtë sfidë, janë ftuar edhe nëntë futbollist shqiptar, Uka Vildan (St galen, portier), Suad Jonuzi (St Galen), Agon Elezi (Kaen), Ersan Hajdari (Arau), Jeton Dauti (St Galen), Suhel Muharemi (FC Shkupi), Kushtrim Taipi (Shkëndija), Xhemal Ibishi (Vardar) dhe Arbin Visha (Mkd.Gj.P.).
Cekim, përfaqësuesja deri 17-vjeç, turnirin kualifikues të fazës elitare për plasman në Kampionatin Evropian do ta zhvillojë në Poloni nga 19-të e deri më 28-të mars, ndërsa kundërshtarët e Maqedonisë do të jenë Polonia, Gjeorgjia dhe Republika e Irlandës.
Lista: Portier: Matej Andov, Uka Vildan, Filip Xhamtovski; Mbrojtës: Kristijan Trpçevski, Bozhidar Mitrevski, Alen Liçina, Suad Jonuzi, Aleksandar Gjurkovski, Georgie Jankullov; Mesfushorë: Agon Elezi, Emil Skoko, Dimitar Todorovski, Hajdari Ersan, Vllada Novevski, Amar Kollashinac, Jeton Dauti; Sulmues: Kire Trpçevski, Suhel Muharemi, Kushtrim Tairi, Xhemal Ibishi, David Toshevski, Arbin Vosha.