Pas humbjes së Manchester Cityt, Liverpool zyrtarisht e ka fituar titullin e kampionit në Premierligë. Kurse në Kosovë, është një tifoz i cili nuk i ka prerë floktë që 17 vite. Ai kishte premtuar që këtë do ta bënte kur Liverpooli do ta fitonte Premierligën.
Dhe tash, i erdhi dita. Ai në një postim në Facebook pas humbjes së Cityt publikoi një foto duke u gëzuar.