Përveç se është e qëlluar për secilin tip të fytyrës, kjo maskë me domate do t’ju ndihmojë t’i hiqni të gjitha qimet e padëshiruara të fytyrës, edhe atë përgjithmonë, ndërsa fytyrën do t’jua bëjë të butë…
Për përgatitjen e kësaj maske ju nevojiten:
1 domate
xhelatinë pluhur
qumësht
Përgatitja dhe përdorimi:
Shtrydheni lëngun nga një domate e pjekur mirë. Në një gotë hidheni një lugë të madhe lëng domateje, një lugë xhelatinë dhe një një lugë qumësht.
Masën vendoseni të ziejë në avull. Përziejini të gjithë përbërësit mirë dhe shtoni pak mjaltë, e përzieni përsëri dhe maska juaj është gati.
Vendosni një shtresë të trashë nga kjo maskë në fytyrë dhe lëreni të thahet. Pasi të jetë tharë, tërhiqeni maskën në anën e kundërt të rritjes së qimeve.
Pastaj shpëlajeni fytyrën dhe pastrojeni thellësisht me tonik./Femina.al/