Më në fund Mane flet për zënkën me Salah

Sadio Mane këmbëngul se zënka mes tij dhe bashkëlojtarit të tij, Mohamed Salah, është harruar dy javë pas tërbimit të tij të egër në përfundim të një ndeshjeje të Liverpoolit. Mane reagoi me zemërim ndaj Salahut, pasi ky i fundit vendosi të gjuajë në portë në vend se t’ia pasojë topin atij në një rast të caktuar në fitoren e Liverpoolit 3:0 kundër Burnley më 31 gusht, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.

Pasi u zëvendësua, senegalezi e hodhi fanellën e stërvitjeve në tokë dhe bëri shfaqi tërbimin e tij para bashkëlojtarëve në stol, por tani dy javë më pas, ai këmbëngul se ky incident është harruar.

“(Incidenti) me Salah? Është harruar”, tha Mane për Canal +. “Nganjëherë gjërat duhet të thuhen në fytyrë. Këto janë gjëra që ndodhin në futboll, nganjëherë ndodh që të mos ma pasojnë topin. Por ne jemi pajtuar dhe kemi bërë miq të mirë siç ishim më parë”, shtoi ai.