Një nga mjekët e njohur që është pjesë e klinikës ku po trajtohet shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 , Michael Schumacher, e ka thyer heshtjen dhe ka dhënë një lajm të mirë.
“Nuk duhet që t’i humbasim shpresat, pasi gjendja e tij po shkon drejt përmirësimit. Në bazë të një studimi, 50% të rasteve, pacientë si Schumacher që kanë qëndruar për një kohë të gjatë në koma e kanë rifituar ndërgjegjen dhe kanë reaguar. Ajo që duhet të bëjmë është të jemi të duruar”, ka thënë Oberman, një ndër neurologët më të mirë në botë.
Gjermani ka katër vite prej kur është në koma, pas një aksidenti që pësoi në Alpe derisa po skijonte.
Kjo është deklarata e parë që një mjek i ish-pilotin e Formula 1, flet hapur për gjendjen shëndetësore të pilotit.