Kishte nënshkruar me klubin anglez Manchester City që në verën e kaluar, dhe më në fund Gabriel Jesus është pjesë e skuadrës nga Etihad. Braziliani i talentuar kaloi nga Palmeiras për 27 milionë funte, atje ku i ndihmoi skuadrës së tij të shpallet kampion për herë të parë pas 22 vitesh. Jesus ka bërë edhe fotot e tij të para me fanellën e klubit anglez dhe tash do të jetë në dispozicionin e Pep Guardiolas i cili mendon që ta inkuadrojë në lojë që në derbin e parë për Jesus kundër Tottenham. Ky do të jetë debutim ëndrrash për 19-vjeçarin që do ta ndihmojë shumë tashmë skuadrën në krizë të rezultateve të Man.City.