Më në fund edhe në Ohër vendosen tualete publike

Ohër, 27 tetor – Më së voni deri në dhjetor të këtij viti, Ohri, Vevçani dhe Qendra e Zhupës si dhe pjesë e disa destinacioneve më të vizituara të asaj ane, do të pajisen me tualete publike, të cilat do të vendosen nëpër lokacionet më të frekuentuara të këtyre komunave. Kontejnerët sanitar me vlere prej rreth 2 milion denarë, mjete që janë siguruar nga program për zhvillim të Ministrisë për vetëqeverisje lokale.