Pritjes i ka ardhur fundi për portierin e Manchester United, De Gea dhe të dashurën e tij, pasi tashmë pas 8 vitesh lidhjeje do të jetojnë së bashku. Këngëtarja dhe aktorja, Edurne Garcia ka vendosur të lërë gjithçka në Spanjë dhe të zhvendoset përfundimisht në Manchester për të qenë më pranë me të dashurin e saj. Çifti është detyruar që prej 8 vitesh të jetojnë larg njëri-tjetrit, për shkak të obligimeve profesionale, por tashmë duket se prioritetet janë përcaktuar dhe kanë marrë vendimin e duhur.
Për shpërnguljen e saj në Angli, këngëtarja ka thënë: “Kam lëvizur por do të rikthehem aty (në Spanjë) për punë. Sepse në fund të fundit, ai nuk ka mundësi të vijë në Spanjë, kështu që jam unë që po shkoj atje, nuk ka asnjë problem.”