“Më ndihmoni të shpëtoj djalin”, vritet teksa luante 5-vjeçari…

187

Një 25 vjeçar në Karolinën e Veriut është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka vrarë më armë zjarri një 5-vjeçar.

Babai i djalit, Austin Hinnant, tha për “CNN” se ai ndodhej në shtëpi në momentin që ndodhi ngjarja, ndërsa djali i tij Canon po luante në oborr. Hinnant tregoi se pasi dëgjoi të shtënat, shkoi me vrap tek i biri dhe trupin e tij të pajetë e mbajti në krahë i dëshpëruar.

“Ulërita ‘dikush të më ndihmojë, ju lutem më ndihmoni të shpëtoj djalin tim” – tha ai.

Në një moment, Hinnant tha se pa fqinjin e tij, Darius Sessoms me një pistoletë në dorë, i cili bënte disa hapa pas i tmerruar.

“Po e shihja teksa po merrja në krah Cannon dhe isha i mbushur me zemërim, por nuk mund të lija djalin tim mënjanë. Thjesht doja të isha me djalin tim,”- përfundoi ai.

Comments are closed.