Sipas një studimi të ri, koha e ngrënies mund të jetë po aq e rëndësishme sa ushqimi që futni në trupin tuaj. Shujtat në periudhën ndërmjet orës 10 dhe 18, mund t’ju ndihmojë të humbni më shumë peshë se sa një darkë e ekuilibruar, sipas një studimi të publikuar në revistën Nutrition and Aging Healthy.
Studimi i ri shqyrtoi efektin e ushqimit gjatë periudhës tetë orësh, veçanërisht prej orës 10 deri në 18, te njerëzit me mbipeshë. U konstatua se edhe pa llogaritur kaloritë, të rriturit që hanin gjatë kësaj periudhe kohore humbën peshë më shumë se ata që hanin ushqim brenda periudhës kohore 10 apo 11 orë në ditë. Nutricionistja Janet Hyde thotë se ngrënia brenda një kohe të kufizuar mund të jetë edhe sekreti i stomakut të sheshtë.
“Duke praktikuar këtë dietë, të njohur si ushqim i kufizuar kohor, ju mund të zvogëloni fryrjen dhe të keni një stomak të sheshtë”, tha ajo.