SHA “Alkaloid” Shkup, si njëra ndër kompanitë më të suksesshme për të parën herë mori ndihmë financiare nga shteti. Me këtë kompani vendase nënshkruam Marrëveshje për mbështetje financiare për projekt të ri investues të kompanisë, me kohëzgjatje prej pesë viteve dhe kah fundi i vitit të kaluar kompanisë për këtë rast i janë paguar mjete financiare në lartësi prej 35.292.916 denarë.
Sot këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev, i cili së bashku me zëvendëskryeministrin e Çështjeve Ekonomike, Koço Angjushev, ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ministrin pa resor i obliguar për Rregullativë dhe për përmirësimin e biznes klimës për kompanitë vendase, Zoran Shapuriq sot e vizituan kompaninë farmaceutike SHA “Alkaloid” Shkup.
Potencoi se mbështetjen financiare kompania e ka marrë nga Plani për rritje ekonomike me të cilin për të parën herë i kanë barazuar kushtet dhe kriteret e mbështetjes së investimeve dhe konkurrencës të kompanive vendase dhe të huaja. Qëllimi i vizitës, siç theksoi ka qenë që t’i ndajnë informatat me menaxhmentin e kompanisë “Alkaloid” për rëndësinë e mbështetjes financiare të Planit për rritje ekonomike, për rezultatet e arritura që kompania i shënoi dhe nga afër të njihen me proceset prodhuese dhe teknologjike që ajo i zbaton.
“SHA Alkaloid Shkup paraqet brend të lartë të Maqedonisë në industrinë farmaceutike me të cilën vendi ynë është i njohur në korniza botërore përmes prodhimtarisë dhe shitjes së produkteve farmaceutike, kimike, kozmetike me origjinë bimore. Kompania ka më shumë se 2.000 të punësuar dhe paga mesatare neto për të punësuar në Alkaloid është 44.600 denar ose mbi 700 euro, që është për çdo lëvdatë dhe është në drejtim të apelit qeveritar deri te kompanitë për paga më të larta për të punësuarit”, tha Zaev.
Shtoi se vitin e kaluar kompania i ka realizuar 212 punësime të reja dhe investime prej mbi 17 milionë euro.
Angjushev tha se industrializimi i fuqishëm në shtet është mundësi që ekonomia të kap trendin dhe të barazohet me standardin e qytetarëve të tjerë në Evropë.
“Sot ishim në “Alkaloid” ku pamë se si në mënyrë praktike mjetet e shtetit, që janë dhënë përmes Ligjit për mbështetje financiare të investimeve dhe përmes Fondit për inovacion janë implementuar dhe përdorur këtu me sukses. I pamë makinat që janë mbështetur me mjetet në kuadër të këtij aktiviteti qeveritar. Kishim mundësi të shohim fabrikë evropiane, jemi të lumtur dhe krenarë që kemi kësi lloj fabrikash në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shpresojmë se duke përdorur sinerginë midis Qeverisë, ekonomisë dhe qytetarëve, do të vijmë deri te efekte të rëndësishme ekonomike”, tha Angjushev.
Potencoi se edhe këtë vit përmes Fondit për inovacion do të paguhen 14 milionë denarë.
Potencoi se kompania ka rritje të vazhdueshme në ekonomi, në aktivitetet e saja, ndërsa me atë dukshëm kontribuon në ekonominë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kjo tregon se kujdesemi edhe për kompanitë vendase, përskaj investimeve të huaja direkte, për të cilat dje dëgjuat se kanë arritur rekordin prej mbi 624 milionë euro në nivel vjetor, dhe mbi 311 milionë euro vetëm në tremujorin e katërt. Ato janë investime që janë 267 për qind mbi mesataren prej tetë viteve të fundit. Kjo tregon se me punë të përkushtuar, të lodhshme, arrihen rezultate, dhe kjo tregon se saktë e dimë se në çfarë drejtimi e çojmë ekonominë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi kryeministri.
Kryetari i Këshillit të Drejtues dhe drejtor i Përgjithshëm i SHA Alkaloid Shkup, Zhivko Mukaetov tha se kompania vitin 2018 e ka mbaruar me shitje të përgjithshme prej mbi 159 milionë euro dhe për të parën herë e kanë rritur numrin prej mbi 100 milionë euro eksport. Potencoi se në 20 vitet e fundit kanë investuar mbi 200 milionë euro dhe për të parën herë nga shteti marrin ndihmë për shkak se investojnë në vazhdimësi.
Potencoi se Marrëveshjen që e kanë nënshkruar me shtetin nga ana e tyre do të thotë se duhet në periudhë prej pesë viteve të investojnë mbi 50 milionë në reparte të reja, pajisje të re, edukime të reja për të punësuarit tanë, ndërsa nga ana tjetër në bazë të asaj që e investojnë nëse i plotësojnë edhe kriteret e tjera të cilat qëndrojnë në Marrëveshje që të munden në vit të mbështeten në ndihmën e shtetit e cila në mënyrë maksimale do të kufizohej në shumë prej rreth një milion euro.(koha.mk)