Njerëzit që e duan një kafshë shtëpiake në shtëpi janë gjithmonë në dilemë, qen apo mace. Të dy llojet e kafshëve janë të pëlqyeshme, megjithatë shkenca thotë se qentë janë më të mirë për shëndetin tuaj. Qentë ndihmojnë gjithashtu në zvogëlimin e alergjive te fëmijët, si dhe mund t’i ndihmojnë të zotët e tyre që kanë sheqer të ulët në gjak. Ata janë gjithashtu më të prirur të lexojnë emocionet e njerëzve. Sidoqoftë edhe macet kanë pikat e tyre të forta, ndaj në fund zgjedhja ju takon juve.