Manifestimi tradicional “Tingujt e Çarshisë”, i cili synon të ringjallë çarshinë përmes aktiviteteve të ndryshme kulturore, do të zgjasë deri më 17 shtator kurse me koncertin “Mbrëmja e këngëve lirike”, në Çarshinë e Vjetër filloi edicioni i 15-të i organizuar nga Qendra Kulturore Informative (QKI).
Në këtë eveniment morën pjesë kryetari i Çairit z. Visar Ganiu, i Elbasanit z. Gledian Llatja dhe drejtoresha Qendrës Kulturore Informative, znj. Sermine Purini. Ganiu tha se “Tingujt e Çarshisë” ka qenë traditë prej disa vitesh dhe falënderoi pjesëmarrësit.
Më 16 shtator, aktivitetet vazhdojnë me “Muzikantë të rrugës” dhe “Dy flauta”, koncert solo dhe kitarë, si dhe koncert nga një kuartet me tela. Po ashtu do të realizohen manifestimet letrare “Çdo kalldrëm me historinë e vet” dhe “Perlat poetike”, kurse koncerte do të mbajnë: Amar, Leonora Poloska dhe Bendi, Laura Karliu dhe Shpend Latifi dhe Bendi, ATA Bend dhe Valon Suma.
Më 17 shtator, afër Kalasë do të realizohet një shfaqje e hapur e filmit “Një tregim Pishtine” me regji të Burbuqe Berishës. “Tingujt e Çarshisë” filloi të organizohet në vitin 2006 dhe është një projekt i mbështetur nga Qyteti i Shkupit, Ministria e Kulturës dhe Komuna e Çairit.