Shkup, 18 dhjetor – Në muajin qershor të këtij viti hyri në fuqi Ligji i ri për ndërprerjen e shtatzënisë, me të cilin dëshira e gruas u vendos në vendin e parë. Vendimi për ndërprerjen e shtatzënisë është e drejtë e gruas dhe këtë askush nuk mund t’ia marrë.
Me ligjin e ri, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë, janë shfuqizuar procedurat-barrierat aktuale administrative, të cilat e kanë shtyrë zbatimin e procesit të shtatzënisë.
Për herë të parë, u vendos mundësia për ndërprerjen e shtatzënisë deri në javën e nëntë të gestacionit me metodë të mjekimit dhe në institucionin shëndetësor nga mbrojtja parimore shëndetësore.
Ndërprerja e shtatzënisë kryhet deri në mbarimin e javës së nëntë të gestacionit me pajtim me shkrim të gruas shtatzëne. Nëse gruaja shtatzënë është minorene ose i është marrë aftësia e kujdesit të foshnjës, ndërprerja e shtatzënisë kryhet me harmonizim me shkrim nga prindi, gjegjësisht kujdestari i gruas shtatzënë.
Ndërprerja e shtatzënisë mund të bëhet me kërkesë dhe pëlqim me shkrim nga gruaja shtatzënë edhe pasi të ketë nëntë javë të shtatzënisë, në raste kur në bazë të indikacioneve mjekësore do të konfirmohet se shtatzënia paraqet rrezik për jetën ose do të sjell deri në çrregullime të rënda të shëndetit të nënës gjatë shtatzënisë, lindjes ose pas lindjes, në bazë të njohurive shkencore mund të pritet se fëmija do të lind me mangësi të rënda trupore ose shpirtërore, deri në këtë konceptim ka ardhur lidhur me kryerjen e veprës penale: përdhunim, marrëdhënie seksuale me person të pafuqishëm, sulm gjinor ndaj fëmijës, marrëdhënie seksuale me keqpërdorim të pozitës ose incest dhe do të konfirmohet se gjatë shtatzënisë ose pas lindjes do të mund gruaja të vijë në linja të rënda, familjare, materiale ose raste tjera që do të kenë reflektim ndaj shëndetit të saj, thuhet në kumtesë.
Ndërprerja e shtatzënisë nga java e dymbëdhjetë deri në javën e njëzetë e dytë të shtatzënisë me kërkesë me shkrim nga gruaja shtatzënë gjegjësisht nga prindi, ose kujdestari nëse gruaja shtatzënë është minorene ose e privuar nga kujdesi i fëmijës mund të kryhet me ç’rast para ndërprerjes së shtatzënisë mjeku mund të kërkojë mendim nga një mjek tjetër specialist nga dega përkatëse e mjekësisë.
Pas javës së 22-të të shtatzënisë, për ndërprerjen e shtatzënisë vendos komisioni i shkallës së parë për miratimin e ndërprerjes së shtatzënisë në institucion shëndetësor i përbërë nga dy mjekë specialistë të gjinekologjisë dhe obstetrikës dhe një nëpunës social. Nëse gruaja nuk pajtohet nga vendimi i komisionit të shkallës së parë, ka të drejtë të ankesës deri tek komisioni i shkallës së dytë i përbërë nga dy mjekë specialistë për gjinekologji dhe obstetrikë, mjek specialist për kirurgji të fëmijëve, psikolog dhe një anëtar me të paktën pesë vjet përvojë pune në sferën e barazisë gjinore.