Me fjalë të tjera, do të krijohet hapësirë që përmes liberalizimit të tregut – për çka punojnë së bashku Agjencia për Supervizion të Sigurimeve dhe Byroja Nacionale për Sigurime, kompanitë të hyjnë në garë për të ulur koston e sigurimit të veturave
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 10 prill – Në programin qeveritar të punës 2020-2024, është paralajmëruar edhe vendosja e standardeve evropiane në sigurimin e veturave përmes uljes së kostos së kartonit të gjelbër, si prodhim i liberalizimit të çmimit për auto-përgjegjësi dhe zgjidhjen e problemit me veturat që nuk janë të siguruara. Me fjalë të tjera, do të krijohet hapësirë që përmes liberalizimit të tregut për çka punojnë së bashku Agjencia për Supervizion të Sigurimeve dhe Byroja Nacionale për Sigurime, kompanitë të hyjnë në garë për të ulur koston e sigurimit të veturave. “Shpresojmë se për një vit, deri kur pritet të implementohet liberalizimi lidhur me autopërgjegjësinë, ai do të sjellë edhe konkurrencë ndërmjet kompanive të sigurimit të jo jetë s, andaj është dhe e pritshme të ketë ulje të kë tyre polisave të sigurimit “, thotë Krste Shajnoski, drejtor i Agjencisë për Supervizion të Sigurimeve.
Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se qytetarët, bizneset dhe institucionet për sigurim në vitin e kaluar kanë harxhuar afër 164 milionë euro për blerjen e polisave të sigurimit. Në vitin e kaluar janë nënshkruar mbi 600 mijë polisa për sigurim të veturave me vlerë prej 55 milionë euro, ndërsa janë paguar dëme në vlerë prej 25 milionë euro. Njohësit e tregut të sigurimeve thonë se me harmonizimin e legjislacionit vendor me atë evropian dhe bashkimin e kartonit të gjelbër me polisën për vetë-përgjegjësi që çdo veturë do ta ketë gjatë regjistrimit, pritet të ketë edhe një garë më të madhe në treg, si dhe liberalizim të çmimit të polisës për auto-përgjegjësi. Me fjalë të tjera, liberalizimi i tregut nënkupton edhe formimin e lirë të çmimit për auto-përgjegjësi nga ana e kompanive të sigurimit, për shkak se tani – Maqedonia renditet ndër shtetet e rralla që ka politikën e çmimeve të rregulluara dhe të pagesës së polisës veç dhe ndaras të çmimit të kartonit të gjelbër. Me fjalë të tjera, pritet që edhe Maqedonia të pranojë modelin evropian ku kartoni i gjelbër është pjesë e sigurimit të veturave.
Përvojat e shteteve si Kroacia, Shqipëria, Bullgaria, Rumania tregojnë se çmimi mesatar i sigurimeve të veturave shënoi një trend të uljes që zgjati pesë vjet, mirëpo atëherë u konstatua se kompanitë nuk mund të paguajnë rregullisht dëmet e shkaktuara nga aksidentet që nuk kishin kapital të mjaftueshëm për të mbuluar dëmet. Andaj, u shtrua nevoja për kapital të freskët dhe rritjes të kostos së sigurimit të veturave. Në Maqedoni, akoma nuk dihet se çfarë efektesh do të sjellë liberalizimi i tregut, e që mund të shtrenjtojë sigurimin për një pjesë të veturave dhe mund të lirojë çmimet për vetura të llojeve tjera. Mirëpo, shtojnë njohë sit e kësaj lëmie, kusht për një liberalizim të suksesshëm duhet të jetë edhe zgjidhja e problemit me veturat që nuk sigurohen si problem i vjetër më shumë se 20 vite. Edhe pse nga viti 2011 është miratuar edhe Programi operativ për uljen e numrit të veturave që nuk sigurohen për nga 5 për qind për çdo vit, ky problem akoma është aktual. Sipas të dhënave të Byrosë Nacionale për Sigurime, në vitin 2017 në raport me vitin 2016 – nuk janë vazhduar afër 14 për qind e polisave apo nuk janë regjistruar 81.176 vetura.
Në Shqipëri, veçmë disa vite, tregu i sigurimit të detyrueshëm motorik është i liberalizuar dhe autoritetet nuk mund të ndërhyjë në përcaktimin e çmimeve, ndërsa orientimi jepet përmes primeve të rrezikut që shërbejnë edhe për përllogaritjen e provizioneve. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar preminë e rrezikut për sigurimin e detyrueshëm motorik për çdo kategori mjeti për të gjithë tipat e automjeteve. Në vitin 2018, në raport me një vit më parë vihet re një rënie e lehtë e tarifës “dysheme” që caktohet nga autoriteti mbi të cilin më pas kompanitë e sigurimeve shtojnë kostot dhe fitimit për të arritur në një çmim final që është i shitjes së polisave në treg. Sipas logjikës ekonomike, ulja e çmimit nga AMF duhet të pasqyrohet në uljen e tarifës së sigurimit të detyrueshëm të automjeteve dhe kartonit jeshil. (koha.mk)