Një deklaratë e çuditshme vjen nga Sebastian Perez, ish-kapiten i Boka Juniors. Futbollisti ka deklaruar për mediat argjentinase se largimi i tij nga kjo skuadër ka ardhur nga fakti se ai vendosi të bëhej vegjetarian.
“Mendoj se lamtumira ime nga Boka është pasojë e faktit se jam vegjetarian. Kur kam nisur këtë rrugëtim, e dija që do të mbërrinin komente të shumta.
Unë u bëra vegjetarian kur isha i dëmtuar dhe më nevojitej që të rikuperohesha më shpejt, duke u stërvitur më shumë dhe për të pasur më shumë energji gjatë terapive”, tha futbollisti i cili ka qëndruar një vit jashtë fushave të lojës për shkak të problemeve të tij shëndetësore.
“E dija menjëherë që do të niseshin komentet. Filluan të thoshin ‘ky është numri 5 i Boka, si mund të jetë vegjetarian, duhet të hajë biftek’. Nuk di të them nëse ishte realisht vetëm kjo arsyeja, por mendoj se gjithsesi kontribuoi në lamtumirën time”, tha lojtari kolumbian.