Interi e ka në dorë vendin e tretë në kampionat, që të çon në Ligën e kampionëve dhe tashmë drejtuesit kanë nisur të bëjnë planet për sezonin e ardhshëm.
“Sport Mediaset”, raporton disa skenarë të mundshëm në merkaton e klubit zikaltër. Drejtuesit janë duke pritur përgjigjen e Kontes dhe janë shumë optimist se puljezi do të firmosë për ta.
Kështu lëvizjet kanë filluar për sulmin e skuadrës. Perisiç duket se do të jetë një ndër lojtarët që do largohet. Kroati do të futet në tratativa të një shkëmbimi të bujshëm me Lukakun.
Nga ana tjetër nëse ky shkëmbim nuk do të ndodhë, zikaltrit do të hedhin sytë te Darmian nga skuadra e Junajtid. Për sulmin drejtuesit janë duke ndjekur me shumë kujdes dhe dy sulmuesit e Serisë A, Duvan Zapata dhe Edin Xheko.
Tek Interi janë të sigurt se reparti që duhet të ndërhyjë në verë është padyshim sulmi.