Shkup, 27 shkurt – Me koncert të “Kratfwerk” – pionerë gjermanë të muzikës elektronike, sonte në Vip Arena “Boris Trajkovski” do të fillojë festivali i 20-të i “Taksirat”.
“Kfartwerk” janë të ftuar në Shkup sërish pas 13 viteve. Kësaj radhe ekskluziviteti i prezantimit të tyre është edhe në 3-D shou vizual spektakolar, i cili është pjesë e koncerteve të tyre në turin aktual.
“Vijnë në Shkup me ekip të madh, i cili do të kujdeset që ky koncert të vendoset në perfeksion dhe i cili punon në realizimin e kompletuar teknik dhe të produksionit në secilin koncert në turneun e tyre”, kumtuan organizatorët.
“Kraftwerk” është një nga grupet më me ndikim dhe më të rëndësishëm elektronik në botë, kryesues i skenës eksperimentale.