Me koncert kushtuar Ana Lipsha Tofoviq sonte hapet edicioni i 60-të jubilar i “Verës së Ohrit”

16

Ohër, 4 gusht – Me koncert kushtuar divës së operës Ana Lipsha Tofoviq sonte në Teatrin antik do të hapet edicioni i 60-të me radhë i Festivalit “Vera e Ohrit”, informon Koha.mk

Koncerti i titulluar “Perla vokale – në gjurmët e Ana Lipsha” publikut do t’i ofrojë performime nga solistët Marija Jeliq – soprano, Dario Di Vietri – tenor, Ivan Tomashev – bas, dhe Amanda Stojoviq – mesosoprano në shoqërim të pianos nga Milivoe Veliq.

Hapja solemne e manifestimit tonë muzikor dhe skenik më të njohur dhe programi i tërë festivalit do të mbahet në rrethana krejt të ndryshme, të imponuara për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Gjatë 28 ditëve të ardhshme në skenat e hapura të Teatrit antik, Saraji i Poshtëm, Para hyrja e “Shën Sofjes”, si dhe vetë kisha do të ketë rreth 300 artistë prej 19 vendeve, si dhe një numër i madh i artistëve të vendit.

Programi muzikor i “Verës së Ohrit” këtë vit përmban 26 koncerte, nga të cilët dy në programin-off të festivalit.

Në skenën e festivalit do të marrin pjesë emra të shquar si pianistët Natalia Trul nga Rusia, Kemal Gekiq nga SHBA, Fukio kuartet saksofon nga Spanja, kitaristi nga Kosova Petrit Çeku, flautistit italian Masimo Merçeli, mesosoprania nga Shqipëria Vikena Kamenica, oboisiti francez Arian Bare, Dio Sols… (koha.mk)

Comments are closed.