Organizatorët e protestës “Për Maqedoni të përbashkët” edhe sot kanë nisur protestat, shkruan gazeta KOHA. Ndryshe nga ditët tjera, protestuesit maqedonas sapo kanë bllokuar rrugën para Qeverisë me kombajn, ndërsa kanë përsëritur thirrjet kundër, siç thonë ata, “Platformës së Tiranës” dhe kundër gjuhës shqipe në Maqedoni. Ditë më parë, para Parlamentit dhe Qeverisë, ku edhe zhvillohen protestat e përditshme, kishte edhe mekanizma të rëndë ndërtimor dhe traktorë. (koha.mk)