Me këtë datë fillon Muaji i Ramazanit

Në të gjithë botën më shumë se 1 miliardë myslimanë me datën 27 maj do të nisin edhe agjërimin për muajin e shenjtë të Ramazanit. Sipas kalendarit mysliman muaji i Ramazanit fillon më 27 maj dhe dita e parë e Fitër Bajramit është me 25 qershor. Sipas fesë islame, çdo besimtar mysliman, është i detyruar të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfërit, si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët. Agjërimi nuk është thjesht të mbeturit pa ngrënë. Do të ishte shumë e gabuar nëse e vlerësojmë agjërimin vetëm në këtë aspekt. Shprehja “që të mbroheni” që ndodhet në fund të ajetit të Kur’anit ku thuhet se agjërimi është obligim (farz) flet për domethënien e agjërimit.