Shkup, 1 prill – Shtyhet TV debati i parë i fushatës parazgjedhore mes kandidatëve presidencial Gordana Siljanovska, Stevo Pendarovski dhe Blerim Reka, që është dashur të ndodhë nesër në televizionin Telma, transmeton koha.mk.
Siç merret vesh, debati është shtyrë me kërkesë të Siljanovskës dhe në vend se për nesër, ai do të mbahet ditën e enjte.
Deri tani mbeten debatet mes Siljanovskës dhe Pendarovskit më 12 prill në RTM, më 14 prill në Sitel dhe më 17 prill në Alsat-m. (koha.mk)