Bruksel, 26 nëntor – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kumtoi se pas insistimit të presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, pasdite do të mbahet mbledhje e komisionit të përbashkët të Aleancës me Ukrainën.
Në kumtesën e sekrestrit të përgjithshëm të NATO-s thuhet se NATO-ja tërësisht e përkrah integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit, duke përfshirë edhe të drejtën për lundrim në ujërat e saj territoriale, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.
Stoltenberg dhe Poroshenko në mëngjes kanë pasur bisedë telefonike për ngjarjet në Detin Azov dhe Ngushtincën e Kerçenit. Kjo çështje do të jetë pika e vetme në rendin e ditës në mbledhjen e sotme.