Më keq se bomba nukleare, diga kërcënon jetën e 1.5 milionë njerëzve

Trupat aleate dhe ISIS po luftojnë për hidrocentralin në Mosul pasi shpërthimi i digës do të sillte një katastrofë më të madhe se sa një bombë atomike. Inxhinierë nga italian po punojnë për t’u siguruar që të mos ketë çarje të digës për të ndaluar një sasi prej 11 trilionë litra ujë që do të sillnin përmbytjen e Mosulit, duke rrezikuar që të vdesin 1.5 milionë njerëz. Inxhinierët italianë nga forma Trevi kanë 18 muaj kohë për të forcuar digën, e cila ndodhet 60 km në veri të Mosulit. Por, një profesor nga Universiteti Lulea nga Suedia thotë se struktura do të shembet pavarësisht se kush e kontrollon atë, raporton “Al Jazeera”. Në një rast të tillë, dallgët mund të arrijnë në mbi 13 metra lartësi dhe që do të sillnin shkatërrimin e Mosulit dhe të Bagdatit. Dobësimi i saj erdhi pas marrjes së kontrollit në ISIS në vitin 2014