Piloti britanik Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, ka rrëfyer të shkuarën e tij dhe periudhën kur ishte ende një fëmijë dhe i panjohur. Ai ka deklaruar se racizmi ndaj tij ka qenë i fortë: “Kam qenë viktimë e bullizmit kur isha 6 vjeç. Asokohe isha në shkollë dhe isha një nga nxënësit e paktë me ngjyrë. Më të rriturrit, më të fortë dhe abuzues, më tallnin shumicën e kohës”.
Piloti i Mercedes shprehet se talljet nuk ishin fyerjet e vetme ndaj tij, pasi dhuna psikologjike ishte e madhe. “Kur mësoja historinë nuk shihja asnjë foto të njerëzve me ngjyrë dhe pyet veten përse. Mësuesit me thonin s n uk do të bëhesha dikushi në jetë. Kujtoj që qaja në oborrin pas shkollës dhe i thoja vetes që nuk do të bëhesha ndonjëherë dikushi”, kujton Hamilton.
Gjithsesi, sot Lewis Hamilton është piloti me më shumë fitore në Formula 1, njeiru që mban shumë rekorde. Një njeri që e nisi rrugëtimin e jetës së tij nga rrugicë në periferi të Londrës për të qenë në majën e Formula 1. “Sistemi ka qenë kundër meje dhe isha kundër rrymës. E shkuara ime më kë bërë ky që jam sot. Dikur nuk flisja në shtëpinë time për këto gjëra, pasi nuk doja që babai im të mendonte se nuk isha i fortë”, tha Hamilton.
Vjet, një legjendë e Formula 1, Nelson Piquet, e quajti “zezagu i vogël”, duke konfirmuar se abuzimet ndaj tij. “Ka ende një mentalitet të keq që duhet ndryshuar, njerëz që nuk dueht të kenë vend në sportin tonë. Këto sjellje më kanë rrethuer gjithë jetën. Madje me kanë hedhur edhe banane. Kur më shanin në gara, babai im më thoishte gjithnjë të isha i qetë dhe t’ia lija gjithçka pistës dhe aty tregova se kush jam”, tha Hamilton.