Sulmuesi uruguajan Edinson Cavani, ka konfirmuar se ende nuk ka një ide të qartë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. E rëndësishme për të është që ai të vazhdojë të luajë. Vazhdimisht…
“Siç kam thënë gjithnjë, unë dua vetëm të luaj futboll. Kjo ka rëndësi: Të kem një top dhe të luaj gjithnjë futboll. Si në të shkuarën ashtu edhe sot nuk u jap shumë rëndësi zërave që flasin për të ardhmen time”, u shpreh Cavani.
Sulmuesi 32-vjeçar ka ende edhe një vit kontratë me PSG-në, por shpesh është përfolur se ai mund të largohet. Gjithsesi, rikthimi i Leonardo si drejtor sportiv ka ndryshuar gjërat.
Në fund, Cavani i thotë shokut të tij të skuadrës Neymar që të bëjë si ai: “Të lërë pas krahëve atë që ka ndodhur më parë dhe të shoh me qetësi të para. Ky është një moment i vështirë për të, por është lojtar i madh dhe i uroj më të mirën”.