Më i paguari në Youtube është 7 vjeç, ka fituar 22 milionë dollarë

Një shtatëvjeçar i cili bën vlerësimin e lodrave për fëmijë, është shpallur personaliteti me fitimet më të mëdha në YouTube, me shifrat prej 22 milionë dollarë.
Revista Forbes zbuloi se “Vlerësimi i Lodrave nga Ryan” i Ryanit, ka tejkaluar Jake Paulin për 500.000 dollarë, për periudhën njëvjeçare deri më 12 qershor.

BBC shkruan se videot postohen në të shumtën e ditëve, ndërsa një e postuar së fundmi të dielën, në të cilën promovohet një vezë gjigante me fytyrën e Ryanit, tashmë ka arritur në mbi një milion shikime.

Përfitimet e Ryanit, në të cilat nuk janë llogaritur taksat ose tarifat për agjentët dhe avokatët, thuhet se janë dyfishuar në periudhën e fundit njëvjeçare.
I pyetur nga NBC, përse fëmijët i pëlqejnë videot e tij, Ryan tha: “Sepse jam argëtues dhe qesharak”.

Kanali i hapur në mars të vitit 2015 nga prindërit e tij, deri më sot ka regjistruar pothuajse 26 miliardë shikime dhe 17.3 milionë ndjekës.
Forbes tha se një milion dollarë janë gjeneruar nga reklamimi para videos, ndërsa 21 milionë tjera nga postimet e sponsorizuara.

Në gush të këtij viti, kompania Walmart filloi të shesë një linjë të lodrave dhe veshjeve ekskluzive me emrin “Ryan’s World”, për çka këto të ardhura pritet të rrisnin ndjeshëm të ardhurat për vitin e ardhshëm.
Meqë bëhet fjalë për një fëmijë, 15 për qind e të ardhurave shkojnë në llogarinë bankare, të cilat do t’i ketë në dispozicion kur të bëhet në moshë madhore. (A.A.)

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com