Microsoft ka prezantuar së fundmi avionin më të madh në botë. Ai ka një gjerësi krahësh më të madhe se një fushë futbolli, plot 117 metra dhe gjashtë motorë, shkruan Albeu.com. Avioni i quajtur “Strato Launch” ka dy kabina dhe është projektuar që të dërgojë satelitë në hapësirë. Ai është më i madh se gjiganti rus “An-225”.