Maqedonia nuk guxon të frikësohet që të hyjë në bisedime me Greqinë. Në negociata do të hyhet me besim të mirë dhe pa frikë, në tentim të tejkalohen dallimet, thotë ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikolla Dimitrov në bisedën javore për REL.
Sa ai kompromis do të jetë i dhembshëm për Maqedoninë?
“Ne kur mendojmë për këtë çështje, duhet të mendojmë së pari për dinjitetin tonë dhe për këtë duam ta shohim Maqedoninë pesë apo 10-15 vite prej sot. Nëse ka palë të fituar tërësisht, ajo nuk do jetë mirë as për fituesin, as edhe për humbësin, pasi ajo do të krijojë nacionalizëm të tmerrshëm. Pra, patjetër të gjejmë mënyrë që dyja palët të dalin me ndjenjën se kanë mbrojtur më të vlefshmen”, ka thënë Dimitrov.