Shkup, 16 mars – Me grant nga Bashkimi Evropian përmes Programit IPA 2 në vlerë prej 18 milionë euro dhe pjesëmarrje të Qeverisë prej 3,2 milionë euro do të përmirësohet konkurrenca e turizmit në Maqedoni.
Thirrja e dytë publike për ndarjen e granteve veçmë është publikuar, ndërsa në të mund të konkurrojnë komunat për investime infrastrukturore, organizatat nga sektori turistik, institucionet arsimore dhe qendrat për trajnim, si dhe ndërmarrjet lokale të vogla dhe mikro nga fusha e turizmit.
Siç tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, mjetet që do të ndahen përmes Projektit për konkurrencë lokale dhe rajonale për komunat do të jenë në vlerë prej një milion euro derisa marrin pjesë vetë ose tre milion euro nëse marrin pjesë në nivel rajonal, Prej tyre, 90 për qind do të jenë grante, ndërsa 10 për qind pjesëmarrje personale.
Për organizatat e sektorit turistik, institucionet arsimore dhe qendrat për trajnim, granti është 50 mijë euro për një kërkues ose deri në 150 mijë euro për dy ose më shumë kërkues, prej të cilëve 90 për qind do të jetë grant, ndërsa 10 për qind pjesëmarrje personale.
Për ndërrmarjet mikro dhe të vogla lokale grantet do të jenë në vlerë deri 100 mijë euro për një kërkues ose deri 300 mijë euro për më shumë kërkues, por te ato 50 për qind do të jetë grant, e 50 për qind pjesëmarrje personale.
Shpallja për aplikim është hapur sot, ndërsa shfaqje të interesit duhet të shprehin më së voni deri më 30 prill të këtij viti. Kërkuesit e kualifikuar do të fillojnë me përgatitje të propozimeve të tërësishme deri më 28 maj të këtij viti, ndërsa dorëzimi i propozimeve të tërësishme për investimet infrastrukturore do të jetë deri më 6 gusht, për organizatat e sektorit turistik, institucionet arsimore dhe qendrat për trajnim deri më 16 korrik, ndërsa për ndërmarrjet lokale mikro dhe të vogla deri më 23 korrik të këtij viti.
Prioritet, siç theksoi zëvendëskryeministri Angjushev, do të kenë komunat të cilat veçmë kanë projekte të përbashkëta, ndërsa për ato të cilët nuk kanë përgatitur dokumentacion projektues, është parashikuar ndihmë teknike që t’i përgatisin projektet.
Në drejtim të trajnimit të të interesuarve për pjesëmarrje në thirrjen publike në Qeveri mbahet tribunë në të cilën do të prezantohen detajet e kryetarëve të komunave dhe përfaqësuesve të kompanive turistike në vend.