Shkup, 29 prill – Filloi java e fundit e fushatës së raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që duhet të mbahen më 5 maj. Kandidatët Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova vazhdojnë me tribunat dhe mitingjet në të cilat para votuesve do ta prezantojnë programin e tyre zgjedhor, shkruan gazeta KOHA.
Në ndërkohë, sa ofrohet 5 maji, aq edhe më shumë përflitet për dështim dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Është kryeministri Zoran Zaev ai i cili në disa tubime të raundit të dytë zgjedhor, ka theksuar se nëse dështojnë zgjedhjet, do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pret të arrihet censusi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 5 maj. “President i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë është profesoresha Gordana Siljanovska- Davkova. Pres të … (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)