Një çift i ri në qytetin Corum të Turqisë, para se të kurorëzojnë martesën, përmbushën detyrën e tyre qytetare në referendumin e sotëm për ndryshimet kushtetuese në vend, raporton Anadolu Agency (AA). Çifti i ri Alpdogan Boduc dhe Rumeysa Balci para kurorëzimit u paraqitën në vendvotimin në një shkollë të mesme në Corum. Nusja e re me fustan të nusërisë dhe dhëndri ishin në qendër të vëmendjes nga qytetarët e tjerë të cilët prisnin radhën për të votuar. Nusja Rumeysa Balci në deklaratën para gazetarëve tha se para kurorëzimit kanë ardhur që të përmbushin detyrën ndaj atdheut. “Për ditën e martesës zgjodhëm ditën e fillimit të ardhmërisë së re të Turqisë”, tha Rumeysa. Qytetarët votuan për propozimin e ndryshimeve kushtetuese që më herët kaluan procedurën parlamentare, ndërsa parashohin vendosjen e sistemit presidencial të qeverisjes në këtë vend. Të drejtë vote në Turqi kanë 55.319.222 votues të cilët të drejtën e tyre qytetare do të mund të kryejnë në 167.140 vendvotime. Në këtë numër të votuesve të regjistruar bëjnë pjesë edhe 1.269.282 votues të cilët mbushin 18 vjeç sot.
Me fustan të bardhë drejt kutive të votimit (FOTO)
Leave a comment