Shkup, 18 dhjetor – Më ftohët në mëngjesin e sotëm në orën shtatë ka qenë në Mavrovë me temperaturë të matur -7, pastaj vijon Krusheva me -5, Pozharani dhe Gjurishta me -3, Berova dhe Topollpani me -2 dhe Dibra me -1.
Shtresë e dëborës më e lartë është në Dibër dhe arrin 10 centimetra, 9 në Mavrovë, 8 në Pozharan, 6 në Krushevë, 2 në Tetovë, 1 në Topollçan.
Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira, në pjesët perëndimore me reshje të dëborës. Do të fryjë erë mesatare nga drejtim i verior dhe veriperëndimor.
DPHM për sot paralajmëron mot të ndryshueshëm dhe më të ftohtë me reshje lokale të dëborës, veçanërisht në pjesët perëndimore, ku në shumë vende do të formohet shtresë e dëborës. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej -1 deri 6 gradë. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri 3 gradë.
Nesër moti do të jetë me diell dhe i ftohtë me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare veriperëndimore. Rajoni i Maqedonisë do të gjendet në masë të ftohët dhe të thatë, ashtu që do të mbisundojë mot i qëndrueshëm dhe i ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe të ditës. Temperatura e mëngjesit të mërkurën, ndërsa veçanërisht të enjten në vende-vende do të ulet edhe nën -10, ndërsa ato të ditës do të jenë në interval prej -2 deri 5 gradë. h