Mot me vranësira mesatare me erë të dobët po mban sot në mëngjes në Maqedoni, ndërsa në viset më të larta fryn erë mesatare veriore. Më ftohtë ka qenë në Gjurishte dhe Mavrovë ku janë matur -2 gradë Celsius ndërsa më nxehtë në Demir Kapi dhe Gjevgjeli pesë gradë Celsius.
Krusheva dhe Lazaropole kanë gjithashtu vende ku sot në mëngjes temperatura është nën zero, gjegjësisht janë shënuar -1 gradë Celsius, ndërsa në Pozharan, Pretor dhe Topollçan 0, Kumanovë dhe Berovë 1, Shkup Petrovec, Kriva Pallankë, Ohër dhe Prilep 2, Shtip, Vinicë, Tetovë dhe Strumicë 3, Shkup-Zajçev Rid, Dojran dhe Manastir 4. Gjatë ditës vranësirat do të zvogëlohen dhe do të mbizotërojë mot me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët veriore përgjatë Vardarit ndërsa mesatare në pjesët lindore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 5 deri në 11 gradë Celsius.
Në Shkup paradite do të jetë me vranësira mesatare, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare e dobët deri në veriperëndimore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 8 gradë Celsius. Më shumë shi në 24 orët e kaluara ka rënë në Gjevgjeli 17l/m2, Dojran 10, Shtip 7, Krushevë 5, Kriva Pallankë, Berovë, Pozharan 4, Kumanovë dhe Manastir 3, Mavrovë dhe Strumicë 2 dhe në Vinicë dhe Lazaropole 1l/m2.
Borë ka akoma në Mavrovë deri në 23 centimetra, në Gjurishte 5 dhe Lazaropole një centimetër. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, nesër do të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira me erë të dobët lindore. Në orët e mbrëmjes dhe të premten paradite do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut, ndërsa në mal të borës. Temperaturat e ditës do të jenë në rënie. Gjatë ditëve të fundjavës do të jetë më ftohtë me temperatura më të ulëta ditore, ndërsa të mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit do të jenë negative.