Shkup, 28 nëntor – Më ftohtë sot në mëngjes është në Lazaropole dhe Mavrovë ku janë matur minus shtatë gradë, ndërsa më ngrohtë në Gjevgjeli ku temperatura e mëngjesit është katër gradë mbi zeron.
Më shumë borë në 24 orët e fundit ka rënë në Gjurishte – 14 centimetra, ndërsa më shumë shi ka rënë në Demir Kapi – 20 litra në metër katror.
Borë ka edhe në Kriva Pallankë – 13 centimetra, në Krushevë pesë, Vinicë, Mavrovë dhe Topollçan katër dhe në Pozharan – dy centimetra.
Nën zeron sot në mëngjes janë edhe temperatura në Kurshevë minus gjashtë, në Gjurishte dhe Pozharan minus katër, Ohër dhe Berovë minus tre, Tetovë, Dibër, Pretor dhe Kriva Pallankë minus dy, Manastir dhe Prilep minus një, dhe në Vinicë zero gradë. Mbi zeron sot në mëngjes është në Kumanovë dhe Shtip ku është matur një gradë, Demir Kapi, Petrovec Shkup, Dojran dhe Strumicë dy dhe në Shkup tre.
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe ftohët me erë të matur deri të përforcuar veriore. Pasdite në pjesët lindore do të ketë kushte për reshje të dobëta të borës. Temperatura do të lëvizë prej minus deri tre deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës prej minus një deri në gjashtë gradë. Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë deri pesë gradë.
Për nesër në mëngjes do të jetë shumë ftohtë, ndërsa brenda ditës do të jetë kryesisht me diell dhe pa reshje. Valë e re e lagësht me reshje më të mëdha të shiut do të ketë nga e enjtja. Në malet më të larta mbi 2000 metra lartësi mbidetare do të ketë edhe reshje të borës. Të enjten do të fryjë erë herë pas herë e përforcuar juglindore, ndërsa nga e premtja temperaturat gjithkund do të jenë pozitive.