Shkup, 21 janar – Mëngjesin e sotëm është më ftohtë në Kriva Pallankë, minus katër gradë, ndërsa tre gradë maksimale janë matur në Pretor. Më shumë shi, madje, mbrëmë ka rënë në Dibër, 14 litra në një metër katror.
Sipas DPHM-së, deri në orën tetë temperatura ka qenë -3 gradë në Mavrovë, Berovë deh Gjurishte, -2 në Llazaropole, Demir kapi dhe Pozharan, -1 në Shtip, Shkup Petrovec dhe Manastir, zero në Krushevë, Topollçan, Strumicë, Shkup (Zajçev Rid). Vinicë, Tetovë, Prilep dhe Dibër, një është në Ohër, ndërsa tre gradë në Gjevgjeli.
Lartësia e mbulesës së dëborës ka arritur 10 centimetra në Gjurishte, katër në Pozharan, tre në Mavrovë dhe Berovë dhe një centimetër në Kriva Pallankë.
Gjatë 24 orëve të kaluara kanë rënë 12 litra në një metër katror shi në Llazaropole dhe Mavrovë, nëntë në Demir Kapi, tetë në Berovë, gjashtë në Krushevë, Pretor, Pozharan dhe Shkup, pesë në Kriva Pallankë, Tetovë, Gjevgjeli dhe Ohër, katër në Gjurishte dhe Shtip, tre në Vinicë, Manastir, Prilep dhe Strumicë, si dhe dy litra në Topollçan.
Deri tani moti është me vranësira mesatare në pjesën më të madhe të vendit. Në luginën e Shkupit ka mjegull të dobët dhe vranësira të ulëta, në Demir Kapi dhe në disa vende më të larta ka vranësira të ulëta dhe dukshmëri të zvogëluar prej 50 deri në 500 metra. Po frynë erë e dobët nga drejtimi juglindor dhe jugor.
Rreth mesditës dhe pasdites priten reshje të përkohshme të shiut, ndërsa nëpër male të borës. Më shumë reshje do të ketë në pjesët perëndimore. Për shkak të ftohjes së shpejtë të përcjellë me erë të përforcuar veriore, nga fundi i ditës reshjet do të kalojnë në borë në zonat më të larta, ndërsa gjatë natës reshje të borës janë të mundshme në ndonjë vend dhe në pjesët më të ulëta në veri dhe lindje të vendit. Nëpër male lartësia e mbulesës së dëborës do të rritet, ndërsa në vendet më të larta në pjesët perëndimore do të formohet mbulesë më të ulët të dëborës. Do të fryjë erë mesatare jugore, ndërsa nga fundi i ditës do ta ndryshojë drejtimin në të përforcuar veriore. Temperatura më e ulët ditore do të lëvizë në interval prej tre deri në nëntë gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me temperaturë deri në pesë gradë.
Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në mëngjes ende do të ketë reshje të dobëta të shiut në pjesët veriore dhe lindore, ndërsa gjatë ditës do të jetë i ftohtë, i thatë dhe me erë të përforcuar veriore
Deri në fund, madje, të javës së punës pritet mot i thatë, i ftohtë dhe me erëra, me erë të dobët deri në mesatare veriore.