Shkup, 16 shkurt – Më ftohët mëngjesin e sotëm është në Krushevë, ku janë matur -7 gradë, ndërsa më ngrohtë është në Gjevgjeli, ku temperatura minimale është 4 gradë.
Në Berovë, Pozharane dhe Kriva Pallankë janë matur -7 gradë, në Gjurishte dhe Pretor -4, në Petrovac pranë Shkupit, Ohër, Dibër dhe Topollçan -3, në Prilep dhe Shkup -2 dhe në Vinicë, Shtip, Tetovë dhe Manastir -1. Në Strumicë janë matur 0 gradë, ndërsa në Demir Kapi 2 gradë.
Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe me erë të dobët veriore. Temperatura do të lëvizë në interval prej 4 deri në 11 gradë.
Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë deri në tetë gradë.
Gjatë fundjavës do të mbajë mot stabil dhe i thatë me temperatura të ulëta të mëngjesit. Temperaturat ditore do të jenë në rritje, që do të shkaktojë shkrirjen e shtresës së borës, posaçërisht të shtunën. Të dielën do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës. Në fillim të javës së ardhshme pritet ftohje e konsiderueshme me reshje të kohëpaskohshme kryesisht të borës.