Shkup, 13 shkurt – Më ftohtë sot në mëngjes në Maqedoni është në Berovë, -7 gradë, pas së cilës pasojnë Lazaropole me -4, Mavrovë, Kriva Pallankë, Krushevë dhe Shkup Petrovec me -3, Manastir, Pretor, Demir Kapi, Pozharan dhe Strumicë me -2, si dhe -1 në Topollçan, Gjurishtë, Ohër, Prilep, Vinicë, Tetovë, Gjevgjeli, Shkup – Zajçev Rid dhe Shtip.
Më shumë borë ka në Hanet e Mavrovë, 45 centrimetra, Krushevë 26, Gjurishtë 20…
Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira e me reshje, të cilаt përgjatë Vardarit do të jenë të shiut, në pjesët e tjera të shiut dhe të borës, ndërsa nëpër male të borës. Më të rrëmbyeshme do të jenë në rajonet perëndimore dhe juglindore ku do të bien mbi 30 l/m2. Mbulesa e dëborës do të rritet, nëpër male në mënyrë më të konsiderueshme. Do të fryjë erë mesatare, në pjesët lindore erë e përforcuar nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në dy gradë, ndërsa ajo e ditës do të lëvizë nga minus një deri në nëntë gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira dhe me reshje të shiut. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në zero, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në gjashtë gradë Celsius.
Nesër dhe të enjten në pjesët perëndimore dhe jugore do të ketë reshje të borës të cilat do të jenë me intensitet të dobët deri në mesatare. Pastaj moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa të ditës do të jenë në rritje.