Me ditë të tëra pa ngrënë dhe i mbyllur në banesë, policia shpëton të moshuarin

115

Një 83 vjeçar nga Sassuolo (Modena) mbeti me ditë të tëra pa ngrënë, në pamundësi për të shkuar në pazar dhe pa të afërm që mund ta ndihmonin, ndërsa nuk mund të dilte pasi kishte frikë nga mundësia e infeksionit të koronavirusit. Në dëshpërim, i moshuari thirri karabinierët, të cilët dërguan sendet e nevojshme në shtëpinë e tij.

‘Ne i thamë atij se do ta konstatonim situatën. Kur na pa që po ktheheshim me blerjet në duar, zëri i tij dridhej nga emocione. Ai njeri mund të ishte gjyshi im: ne jemi të lumtur që e kemi ndihmuar atë’, thanë karabinierët. Më pas, ata pasi konstatuan gjendjen e keqe të të moshuarit, lajmëruan shërbimet sociale.

Comments are closed.