Me diplomë të rreme është punësuar si komandat në njësitin e zjarrfikësve

68

Shkup, 21 nëntor  – Policia ka parashtruar kallëzime penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare kundër ish-drejtorit dhe një profesori të shkollës së mesme “Cvetan Dimov” për dhënien e diplomës false për arsimin e përfunduar të O.S. nga Nagoriçani i Vjetër, i cili gjithashtu ka marrë kallëzim penal sepse e ka përdorur që të punësohet si komandant në Njësitin territorial të zjarrfikësve në këtë komunë.

I denoncuari i parë V.D. (35) si profesor përgjegjës për nxënësit jo të rregullt në shkollën e mesme “Cvetan Dimov” – Shkup dhe i denoncuari i dytë SH.Z. (38) si drejtor i atëhershëm i kësaj shkolle edhe krahas asaj që ishin në dijeni se i akuzuari i tretë nuk ishte i regjistruar si nxënës jo i rregullt në vitin 2012 dhe 2013, por ishte i regjistruar në datë të pakonfirmuar saktë në vitin 2014, si dhe se, i denoncuari i tretë nuk i ka dhënë të gjitha provimet për lëndët, personalisht, me nënshkrime dhe vulën ia kanë përgatitur dhe i kanë dhënë katër dëftesat e rreme dhe diplomën për provimin e dhënë përfundimtar, si dhe vërtetim të rremë.

I denoncuari i tretë i ka përdorur si dëshmi dokumentacioni në shumë raste, si dhe gjatë fillimit të marrëdhënies së punës në kohë të papërcaktuar të vendit të punës komandant në njësitin territorial të zjarrfikësve në Komunën Nagoriçani i Vjetër, për çka nga 1 janari i vitit 2015 deri në tetor të vitit 2017, i janë paguar 34 bruto paga mujore në vlerë saktë të pakonfirmuar me të cilin e ka dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë.

Comments are closed.